NJOFTIM – Kurs 3 ditor per Administratoret Sportive

njoftim_29994

 

kursipdf

 

Formular Aplikimi – Kurset Lokale [DOC]

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vazhdimësi të angazhimit të tij për përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit, njofton se do të organizojë:

Kurs për Administratorët Sportivë

në datat 12-14 Dhjetor 2013, në Tiranë.

Ky kurs synim kryesor do të ketë anëtarët e kryesive ose stafit me pagesë të organizatave sportive por mund të marrin pjesë edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive.

Numri i pjesëmarrësve që do mund ta ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 25 persona, prandaj regjistrimi në të do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.

Bashkëngjitur do të gjeni formularin e aplikimit për pjesëmarrje në kurs i cili duhet të plotësohet dhe të dërgohet në KOKSH deri më datë 9 Dhjetor 2013 ne kete adrese e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al ). Formularin përkatës mund ta shkarkoni ketu:

Formular Aplikimi – Kurset Lokale [DOC]

Pjesëmarrja në këtë kurs, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që do dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv ASMC 2014 që organizohet nga KOKSH.

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. 1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor) dhe
  2. 2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (1 vjecar),

zhvillohen nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i cili i lëshon dhe i njeh, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.

Jemi në pritje të dërgimit të formularëve të regjistrimit për pjesëmarrje, brenda datës 9 Dhjetor 2013.

Print Friendly

Comments are closed.