NJOFTIM 1

N J O F T I M 1

Në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrjen e Ekipit Olimpik Shqiptar në Lojërat Olimpike “Londër 2012” , Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpall konkursin:

propozim për dizajnin e veshjes zyrtare të delegacionit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “LONDËR 2012”.

 Propozimet e dizajneve duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme  :

  • të  paraqitet një kostum i kompletuar  me aksesorët e nevojshëm ;
  • të kihet parasysh stina verore;
  • të ketë karakteristikat e një veshjeje zyrtare e kombinuar  me element të domosdoshëm për përfaqësimin e kombit;
  • të paraqitet një model për femra dhe një për meshkuj;
  • të paraqesë mostrat e copave me të cilat mendohet të realizohen veshjet;
  • të jepet afati i nevojshëm për përgatitjen e një veshjeje;
  • dizajni të paraqitet në letër format A3, me ngjyra dhe me spjegimet e nevojshme;
  • të paraqitet i mbyllur në zarf me emrin e dukshëm të dërguesit .

Mirëpriten  propozimet e të gjithë atelieve dhe stilistëve të cilët duhet të dorëzojnë materialet pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar brenda datës 31.03.2012 .

Deri me date 10.04.2012 Komiteti Olimpik  do të bëj shpalljen e tre modeleve më të mira, të cilat do të konkurojnë më pas me cmimet e përgatitjes së një veshjeje.

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën:

 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr.” Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Mustafa K.Ataturk” (ish-21 Dhjetori), Tiranë,
Tel :  +355 4 2235 249 /  2240602 ; Fax : +355 4 2240 565
E –mail : secretariat@nocalbania.org.al
Informacionin e mësipërm do ta gjeni të publikuar në faqen tonë të internetit :   www.nocalbania.org.al

 

Print Friendly

Comments are closed.