PËR HERE TË PARË SHQIPËRIA NË LOJRAT PARALIMPIKE

Në datat  29 Gusht – 9 Shtator 2012, do të zhvillohen në Londër Lojërat Paralimpike. Pas përfundimit të Lojërave Olimpike të cilat mbyllen me datë 12 Gusht, sfidat për Ekipin Shqipëtar do të vazhdojnë ende.

Ai që do të përfaqësojë vendin tonë në këto Lojëra do të jetë sportisti Haki Doku, i cili do të garojë në disiplinën e Ciklizmit.

Haki Doku ka lindur në Krujë, 18.06.1969, aktualisht banues në Milano, i licensuar pranë Klubit Sportiv Rancilio, Parabiago Itali. Pas garave të shumta të zhvilluara, arriti të jetë pjesëmarrës në këto Lojëra duke bërë të mundur që sportistët paralimpik shqiptar  për herë  të parë të mund të realizojnë dhe ata ëndrrën e tyre Olimpike.

Kalendari i gares Haki Doku

 

Print Friendly

Comments are closed.