Presidentja e KOKSH Znj. Tase pret Presidentin e Komitetit Olimpik të Arabisë Saudite, Princin Nawaf bin Faisal bin Fahd bin Abdulaziz

Ne zyrat e KOKSH, sot ne date 9 Dhjetor 2012, Presidentja e KOKSH znj. Ela Tase ka pritur ne nje vizite zyrtare Presidentin e Komitetit Olimpik te Arabise Saudite Princin Nawaf bin Faisal bin Fahd bin Abdulaziz, i cilieshte njekohesisht edhe anetar i IOC dhe Minister i Ceshtjeve te Rinise dhe Sportit. Princi i shoqruar nga ambasadoret perkates te te dy vendeve dhe Sekretari i Pergjithshem i Komiteti Olimpik te Arabise Saudite, shprehu kenaqesine e zhvillimit te ketij takimi ne Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar dhe theksoi nevojen e intensifikimit te komunikimit midis Komiteteve Olimpike ne kuader te krijimit dhe ndertimit te urave te bashkepunimit si dhe shkembimit te eksperiencave ne sherbim te sportit.

Znj. Tase i uroi mireseardhjen Princit dhe delegazionit qe e shoqeronte dhe u shpreh e kenaqur per viziten ne KOKSH. Ky eshte nje moment i vecante per KOKSH dhe ne e vleresojme kete vizite si nje rast per te pare fushat e bashkepunimit te dy Komiteteve Olimpike, tha Presidentja e KOKSH.

z. Bello, beri nje panorame te pergjithshme rreth KOKSH dhe fushat e punes se tij. Ne takim u theksua se KOKSH gjithashtu do te jete pjesemarrese ne Lojrat e Solidaritetit Olimpik  Edicioni 2.

Ne fund te takimit Princi Nawaf bin Faisal bin Fahd bin Abdulaziz, garantoi bashkepunimin midis Komiteteve Olimpike por edhe mbeshtetjen e tij si anetar i IOC.

Si pjese e memorizimit te ketij takimi, palet shkembyen simbolet perkatese.

Print Friendly

Comments are closed.