Projekti “SPORTI dhe EDUKIMI”

 

Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet me këtë projekt sportistët që të kombinojnë performancën e lartë sportive me edukimin duke i dhënë përgjigje pyetjes :

“Si munden sportistët  më të mirë të bashkojnë arritjet sportive të nivelit të lartë me arsimin dhe  karrierën,  për të realizuar kalimin e tyre nga sporti në tregun e punës, në një punë ku sportistët mund të tregojnë aftësitë e tyre për të kontribuar më tej në shoqëri”

Sportistët  duhet të  certifikohen për nivele  më të larta duke qenë :

•  më të përgatitur për tregun e punës,

•  të hapur për arsimim të mëtejshëm,

•  të përgatitur më mirë për një jetë të plotësuar brenda shoqërisë: si qytetar, në tregun e punës, dhe në familje,

 

Grupi synuar:     Sportistë elitar dhe talente të reja

 

Partnerët:             British Council dhe     Kolegji Harry Fultz

 

Metodologjia:    Kurse trajnimi

–         Projekti i KOKSH mbështetet nga  British Council për organizimin e kurseve ku do të  mësojnë bazat e gjuhës angleze me një program dedikuar fushës së sportit në përfundim të të cilët do të certifikohen me Certifikatë të njohur për nivelin përkatës. Me interes të vecantë është inserimi në këtë program i mësimit të  disa shprehive dhe aftësive të vecanta , sic është realizimi i prezantimeve personale me anë të CV apo me anë të  poëer point në situata të ndryshme

–         Kolegji Harry Fultz do të mundësoj organizimin e kurseve per rritjen e aftësive në përdorimin e pajisjeve teknologjike në programe të  nivelit të mesëm dhe të avancuar.

 

Benefite direkte

Në përfundim të secilit kurs pjesëmarrësit do të testohen dhe do të certifikohen me Certifikatë të njohur për nivelin përkatës.

 

Kriteret dhe dokumentacioni 

Janë të ftuar të gjithë sportistë dhe trajnerë që plotësojnë kriteret  e mëposhtme të kontaktojnë në KOKSH për të qenë pjesë e realizimit të kësaj inisiative dhe të plotësojnë dokumentacionin:

  1. Mosha 18 deri 35 vjec;(kopje kartë identiteti)
  2. Letër kërkesë përsonale ku shpreh interesin për të ndjekur njërin nga kurset;
  3. CV personale sportive , ku duhet të tregoj eksperiencat e  pjesëmarrjeve  në aktivitete ndërkombëtare;
  4. Letër  kërkesë nga federata përkatëse në të cilën miratohet kandidatura  për tu përfshirë në këtë projekt;
  5. Nëse vazhdon studimet  duhet të sjellë vërtetim e shkollës, nëse ka mbaruar studimet duhet të paraqesë dipllomën e shkollës;

 

 Procedura :

  1. Individët që kanë aplikuar do të paraqiten për procedurat e para të testimit të organizuar nga partnerët, në datat që do të publikohen;
  2. Fituesit e këtij testimi do të nënshkruajnë një Marrveshje Individuale me KOKSH në lidhje me të drejtat dhe detyrat për ndjekjen e këtij kursi. Bëhet e ditur se është e detyrushme ndjekja me dy seanca në javë të secilit nga kurset, por do të lihet e lirë mundësia për të vendosur mbi oraret në grup, duke u dhënë mundësi të mos pengohen në oraret e tyre të stërvitjes;
  3. Individët fitues në momentin e nënshkrimit duhet të paguajnë një garanci prej 200 euro për kursin e gjuhës , ndërsa për kursin e kompjuterit 100 euro,  garanci kjo e cila do tju kthehet mbrapsht në momentin e marrjes së Certifikatës pas përfundimit të kursit.

 

 Informacione të tjera:

Kursi i gjuhës zgjat rreth 6 muaj deri në përfundim të tij , përshi dhe dhënien e provimit përfundimtar dhe marrjen e certifikatës, me frekuentim dy seanca në javë.

Kursi i informatikës zgjat rreth 3 muaj, pasi përfshin  20 seanca, me frekuentim dy herë në javë.

 

Afati i regjistrimit :     deri me 10 Dhjetor 2014

 

Ju mirëpresim të na kontaktoni:

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

Tel:   +35542235249

Fax:  +35542240565

email:         eda.caushi@nocalbania.org

Print Friendly

Comments are closed.