PROMOVIMI I PAKETES OLIMPIKE NR.4 “VLERAT”, 5 Mars 2015

libratPRESANTIMI PAKETA4

KOKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit realizoi sot me datë 5 Mars 2014, promovimin e Paketes Olimpike nr.4, në praninë e Presidentit Bezhani, Zv. Ministres Znj. Nora Malaj, Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar, Znj. Zamira Gjini dhe Drejtorit të Sporteve Z. Vladimir Gjonaj.Gjithashtu ishin prezent anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH , të Akademisë Olimpike dhe Komisioneve që funksionojnë pranë KOKSH. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore të gjithë vendit.
Presidenti Bezhani dhe Zv. Malaj theksuan në fjalën e tyre rëndësinë e bashkëpunimit KOKSH MAS të konkretizuar me projektin e Paketës Olimpike nr.4, si dhe mundësitë më të mira që do të japë implemetimi i Paketës Olimpike 4 për përmirësimin e procesit të Edukimit Olimpik në shkolla.

Qëllimi kryesor i Paketa Olimpike është të japë njohuri mbi zhvillimin dhe historikun e Lojrave Olimpike , dhe vlerave edukative të lidhura me sportin, mjedisin, dhe shkencën.
Materialet e perzgjedhura dhe të punuara nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar janë ofruar nga Komiteti Olimpik Francez (EPS, Sport et Olympisme), nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) dhe Muzeu Olimpik Ndërkombëtar.
Me anë të kësaj Pakete ne mundësojmë realizimin e objektivave tona:
– Përmirësimi i procesit të Edukimit Olimpik në shkolla
– Organizimi i Javës Olimpike si pjesë e kurrikulës në të gjitha shkollat e vendit, sipas të simboleve Olimpike dhe parimeve te Olimpizmit .
Suksesin e implementimit të Paketës e lidhim me rezultatet pozitive që do të ketë procesi i edukimit fizik në shkollë pasi programet e reja për planin e vitit akademik 2014-2015 përfshijnë rritjen e numrit të orëve të edukimin fizik në 3 orë në javë.

KOKSH ka nënshkruar tashmë një Marrëveshje Protokoll Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që përfshin edhe përmirësimin e Edukimit Olimpik në shkollë. Këto janë të gjitha elementet të cilat do të ndihmojë për zbatimin më të mirë të PO nr.4

Paketa përmban materialet e mëposhtme :
1. Libri i Mësuesit
2. Libri i punës i Nxënësit
3. Posterat tre modele : Respekti, Miqësia dhe Përsosmëria

Libri i Punës për Mësuesin është një material didaktik shumë i mirë pasi ka ide konkrete për realizimin e projekteve , duke spjeguar qëllime, burimet, përfitimet, realizimin e procesit mësimor dhe atë edukativ, etj. Libri eshte i ndertuar mbi bazen e 9 skedave dhe secila prej tyre realizohet me ane te nje projekti. Pamvaresisht pojekteve te ndryshme si qellimit qe ato perfaqesojne te gjitha projektet analizohen sipas nje strukture te njejte dhe te percaktuar , duke nxjerre me mire ne pah perfitimet e marra nga secili projekt.

Libri i Punës për Nxënësin është një material me rreth 104 faqe , i ndarë me 9 kapituj, dhe përmbledh informacion aktual mbi Lëvizjen Olimpike, Vlerat Olimpike, Lojërat Olimpike Rinore , si krijohen heronjtë dhe si ndikojnë figurat e njohura sportive në jetën e të rinjve, etj. Libri eshte titulluar Libri i Punes per nxenesit pasi krahas informacionit te madh mbi Levizjen Olimpike permban dhe quize Olimpike se bashku me Anekset perkatese me pergjigje, si dhe shume flete pune qe japoin mundesi te zhvillimit te punes ne grup.

Paketa përmban edhe tre postera , ku secili nga ato prezanton kuptimin e njërës nga Vlerat Olimpike, ne formatet 4xA4 dhe do të shërbejnë për të pasuruar këndin Olimpik në shkollë.Secili nga posterat ka perkufizimin e njeres nga Vlerat Olimpike te shprehur ne anglisht dhe ne shqip dhe eshte pasuruar me foto nga aktivitetet e KOKSH ne pershtatje em vleren qe simbolizon.

Partnerët , Targeti dhe Objektivat e Paketës
Partnerët kryesorë tanë në implementimin e kësaj pakete janë:
– Akademia Olimpike Shqiptare dhe Komisioni Sport per te Gjithe i KOKSH
– Ministria e Arsimit dhe Sportit,
– Drejtoritë Rajonale të Arsimit dhe
– Mësuesit e Edukimit Fizik.

Targeti për përdorim dhe shpërndarje të paketës do të jenë shkollat publike 9 Vjecare në të gjithë vendin. Sipas listës dhe informacionit në MAS , në vend ndodhen rreth 1863 shkolla publike 9 vjecare.
Për këtë arsye paketa është planifikuar dhe eshte realizuar në sasinë 2000 cope .

Në lidhje me resultatet e një impakti afat gjatë të Paketës është marrë në konsideratë ndikimi për krijimin e traditës të aktivitetit “Java Olimpike “ në të gjitha shkollat në Shqipëri.
Cdo shkollë është planifikuar të ketë një paketë , por materialet japin mundësi që të ndahen dhe të shumfishohen, apo te perdoren pjeserisht nga mesues te ndryshem.

Promovimi dhe shpërndarja e Paketës Olimpike
Ky proces filloi sot i realizuar nga bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit , Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar dhe Drejtorine e Sporteve në një takim me pjesëmarrjen e Drejtorëve të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore në të gjithë vendin.

Shpërndarja dhe Trajnimi
KOKSH do të stabilizojë bashkëpunimin me çdo Drejtori Arsimore Rajonale, të cilat nga ana tyre do të jenë përgjegjëse për organizimin e procesit të njoftimit të mësuesëve që do të vijnë në trajnim.
KOKSH në bashkëpunim me Akademinë Olimpike dhe Komisionin Sport per te Gjithe do të sigurojë trajnerët dhe programin për trajnimin e mësuesve të Edukimit Fizik në lidhje me zbatimin e PO4, në disa nga qytetet kryesore të vendit , aty ku janë DAR më të madha dhe numri shkollave më i madh.

Kjo fazë do të na sigurojë kontaktet e nevojshme për të ndërtuar database me të dhënat e mësuesve dhe kontakteve për të vazhduar monitorimin në fazën tjetër.

Monitorimi i procesit të implementimit të PO nr.4
Kjo fazë do të realizohet gjatë organizimit të Javëve Olimpike në shkolla të ndryshme, të planifikuara gjatë periudhës Maj-Qershor 2015.
Nga praktikat e këtyre katër viteve është parë se realizimi i Javëve Olimpike fillon që në muajin Prill, dhe vazhdon në muaj Maj dhe më pak në Qershor, duke qenë se shkollat mbyllen më shpejt në Qershor. Kemi parë se shkollat organizojnë Javët Olimpike dhe në fund në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore dhe Qendrat Kulturore të Fëmijëve të qytetit janë organizuar Ditët Olimpike të Qytetit.

Në këtë fazë nga KOKSH do të monitorohet proceset e organizimit të Javëve Olimpike nëpër shkolla në përputhje me materialet e PO 4 dhe do të siguroj feedback me anë të formularëve dhe pyetësorëve.Vecanërisht në ato shkolla, apo qytete që nuk kanë pasur më parë organizime të tilla.

Eda CAUSHI
Kordinatore Marketingu / Marketing Coordinator

4

Print Friendly

Comments are closed.