Shqipëri-Kosovë / Takimi i 2-të i Përbashkët i Institucioneve Sportive

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), sot në datën 7 Dhjetor 2013 zhvilluan një takim të përbashkët në formë të Tryezës së Rumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të anëtarëve të bordeve ekzekutive të Komiteteve Olimpike respektive, Federatave Sportive Olimpike shqiptare dhe ato kosovare, si dhe Drejtoritë e Sportit pranë Ministrive përktëse.

Ky aktivitet është ne vijim të takimit të përbashkët të zhvilluar vitin e kaluar në Prizren me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në 12 Nëntor të vitit 2012, dhe tashmë ky aktivitet ka vijuar edhe në 2013. Në takim u përforcua vlerësimi dhe domosdoshmëria e një takimi të tillë të përbashkët dhe titullarët e Komiteteve Olimpike respektive por edhe federatave sportive dhe drejtoritë e sportit të ministrive e të dy vendeve u shprehën të vendosur për ta kthyer këtë aktivitet në traditë të përvitshme.

1

Aktiviteti i zhvilluar është në vijim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave homologe, shkëmbimin e eksperiencave në organizimin e projekteve dhe të aktiviteteve të përbashkëta.

Fjalën hapëse të takimit e bëri z. Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës(KOK) i cili përshëndeti të ftuarit në takim dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi të përbashkët. Ai bëri një rezyme të shkurtër të situatës së KOK, njohjeve të federatave të ndryshme sportive në ato ndërkombëtare dhe theksoi faktin se Kosova i ka përmbushur të gjithë kërkesat dhe kurshtet e nevojshme për tu njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Gjithashtu z. Hasani pohoi dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë e të frutshëm midis Komiteteve Olimpike Kombëtare. Si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit nënshkruar për herë të dytë, janë organizuar trajnime për administratorë sportivë në Prishtinë me mbeshtetjen e KOKSH në muajin Tetor 2013 si dhe ndjekjen e programit të ASMC, apo edhe takime të tjera të vlefshme në kuadër të bashkëpunimit të federatave sportive si për lobimin e për anëtarësime të reja të sportit kosovar në federatat ndërkobëtare edhe në zhvillimin e aktiviteteve mbarëkombetare në Shqipëri ose Kosovë të sporteve respektive.

Më pas përshëndeti takimin dhe pjesëmarrësit z. Viron Bezhani, President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) i cili i falenderoi për prezencën e tyre si në nivel qeveritar përfaqësuar nga Drejtorët e Sportit në Ministritë përgjegjëse të sportit, gjithashtu edhe përfaqësuesit e Federatave Sportive. Forcimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit tonë është qëllimi ynë i përbashkët për të zhvilluar sportin, rritur cilësinë sportive por edhe shkëmbyer eksperiencat apo idetë, është me vlerë për të gjithë ne, dhe kjo shfaqet kur sportistët tanë marrin medalje në kampionate botërore apo europiane, kënaqësia është e dyanëshme.Nëpërmjet këtij takimi ne kërkojmë të forcojmë akoma më shumë bashkëpunimin tonë në sport, por gjithashtu edhe të njohim dhe diskutojmë problematikat që ekzistojnë në sport si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, u shpreh z. Bezhani.

Në vijim përshëndetën takimin edhe përfaqësuesit e Ministrive të Sportit, z. Islam Kosumi, Drejtor i Sportit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (Kosovë) dhe z. Vladimir Gjonaj, Drejtor i Sportit të Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Shqipëri).

Ky aktivitet është konceptuar në formën e një forumi ku palët diskutojnë për cështje apo probklematika të ndryshme të sportit dhe në këtë kuadër z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëme i KOKSH, mbajti një referim lidhur me Parimet e Qeverisjes së Organizatave Spotive, si dhe parime të përgjithshme të Autonomisë së organizatave sportive.

13

Më pas, takimi vijoni me diskutime të ndryshme nga pjesëmarrësit duke vlerësuar bashkëpunimin që ekziston midis federatave sportive të cdo sporti dhe mundësive të rritjes së tij me aktivitete të ndryshme të përbashkëta.

Në fund të takimit, Presidentët e Komiteteve Olimpike z. Bezhani dhe z. Hasani, bënë përmbledhtasi konkluzionet e këtij takimi dhe vendosën që vitin tjetër, në muajin Tetor ose Nëntor të organizohet aktiviteti tjetër, i cili përcakton edhe kthimin në traditë të përvitshme organizimin e këtij takimi. Gjithashtu një takim i përbashkët do të zhvillohet edhe në nivel Ministrish dhe Komiteteve Olimpike për të koordinuar politika dhe aktivitete të përbashkëta.

Pjesëmrrasit në fund realizuan një foto të përbashkët në memorje të takimit dhe u ftuan për një drekë të ofruar nga KOKSH dhe KOK.

24

Print Friendly

Comments are closed.