Shqipëria në garat e Festivalit Dimëror Olimpik Rinor Europian në Rumani

Shqiperia merr pjese në Edicioni i 11të të Festivalit Dimëror Olimpik Rinor Europian  EYOWF, që do të zhvillohen në Brasov Rumani, në datat 17-22 Shkurt 2013.

Ceremonia zyrtare e përcjelljes së ekipit shqiptar u bë në ambjentet e Vodafone Albania – Sponsorit Gjeneral të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Prej disa vitesh, Shqipëria është pjesëmarrëse e rregullt e edicioneve verore dhe dimërore të EYOF edhe në këtë eveniment sportiv të radhës do të përfaqësohet me 2 skiatorë të rinj 16 vjecarë:

  • Isi Boletini
  • Sokrat Tasho

Te dy te rinjte jane aktualisht kampione kombetar ne disiplinat slalom special dhe slalom gjigant, si dhe kane qene pjesemarres ne disa aktivitete nderkombetare per te rinjte dhe te rritur. Para nisjes per ne EYOF , te dy te rinjte jane pregatitur duke kryer stervitje ne Cervino te Italise nen kujdesine  trajnereve  te kualifikuar shqiptare dhe italian.

Të rinjtë shqiptarë do të garojnë në disiplinat Slalom dhe Giant Slalom, dhe do të shoqërohen nga trajneri Ervin Rota.

Ne ceremoni more pjese pervec sportisteve , perfaqesues te Federates se Skive , perfaqesues te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH si dhe perfaqesues te Bordit te Vodafone. Pas prezantimit te ekipit Drejtori i Pergjithshem i Vodafone  z. Mare i uroi suksese ekipit, ndersa perfaqesuesit e KOKSH vlerësuan mbështetjen e Kompanisë Vodafone përmes akordimit të simbolit së mirënjohjes për mbështejen e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri.

Print Friendly

Comments are closed.