Sporti i Skermes tashme edhe ne Shqiperi

Nën logon Skerma mban aktiv trupin dhe trurin tuaj, Federata Shqiptare e Skermës në bashkëpunim me Federatën Italiane të Skermës organizoi Turneun e Skermës të 100 vjetorit të Pamvarësis, me datë 17 nëntor në ambjentete hotel Sheraton.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ishte një nga promotorët e aktivitetit, duke zbatuar politikat e tij në mbështetje të sporteve të reja në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello në fjalën e tij  në këtë aktivitet vlerësoi inciativat e përbashkëka shqiptaro-italiane të cilat treguan se sa të rëndësishme janë për sportin shqiptar gjetja e talenteve të reja sportive përfaqësuar nga shqiptarë kudo nëpër botë, inserimi i tyre në jetën sportive shqiptare dhe dhënia e vlerave të reja sportit shqiptar si dhe më shumë shanse dhe mundësi për njohje të sportit shqiptar nëpër botë.

Tyrneu u zhvillua nën kujdesin e MTKRS dhe z. Ministër Aldo Bumci në përshëndetjen e tij uroi që në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë historia e Shqipërisë e shkruar shumë herë me shpatën e trimave shqiptar , ti sjellë suksese dhe këtij sport të ri elegant, inteligjent dhe modern.

 

Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori i Republikës Italiane z.Massimo Gaiani dhe Presidenti i Federatës Italiane të Skermës z. Giorgio  Scarso.

Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti  u mbua nga demostrimet e të rinjte të skermës  të cilët zhvilluan disa luftimë dhe konkutuan për Kupën e këtij Turneu. Surpriza ishin dy fëmijë të moshës 9 vjecarë njëri prej të cilëve ishte shqiptar të cilët demostruan  pjesë  dhe veprime dyluftime të skermës.

Në fund të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit ne turne u falenderuar dhe shpaklën fitues të këtij Turneu duke u dhuruar dhe medaljet.

 Suksese të mëtejshme Sportit të Skermës !

  

Print Friendly

Comments are closed.