Starton edhe Kursi Teknik per Trajneret e Judos

Federata Shqiptare e Judos filloi dje Kursin Teknik per Trajnere  i cili mbeshtetet nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar. Sporti i judos eshte tashme prezent ne dy Olimpiada dhe si kerkese e Federates per te patur rezultate dhe ruajtur prezencen e sportit te judos ne Olimpiade apo perfaqesimit neper kompeticione te rendesishme rajonale apo kontinentale, kerkohet si domosdoshmeri qe trajneret te trajnohen dhe te rrisin njohurite e tyre per te patur sportiste me cilesore.

Tashme KOKSH vijon me strategjine e tij ne mbeshtetje te Federatave sportive individuale Olimpike duke u fokusuar ne trajnimin e trajnereve me eksperte te Federatave nderkombetare, te derguar ne Shqiperi. Keto kurse financohen nga Solidariteti Olimpik nepermjet KOKSH si pjese e zhvillimit dhe mbeshtetjes se sportit Shqiptar.

Kursi Teknik per Trajneret e xhudos zvhillohet nga data 20-30 Tetor 2012.

Print Friendly

Comments are closed.