Eksperienca e KOKSH në trajnimin e Drejtorëve të Programit të ASMC të Solidaritetit Olimpik

Nevoja për një menaxhim më të mirë të sportit dhe organizatave sportive, ka orientuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në krijimin e programeve të ndryshme për trajnimin dhe kualifikimin e burimeve njerëzore. Një ndër këto programe është “Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv” i cili i është deleguar Komiteteteve Olimpike në të gjithë botën për ta realizuar atë në gjuhët Anglisht, Frengjisht dhe Spanjisht. Kurrikula e këtij kursi është e hartuar dhe mirë përcaktuar nga ekspertët më të mirë të fushës së Menaxhimit Sportiv.

Por për të zhvilluar një kurs të tillë, Solidariteti Olimpik kualifikon dhe licenson Drejtorët e Programeve për cdo shtet. Modeli i zbatimit të këtij kursi në Shqipëri ka lënë gjurmë pranë Solidaritetit Olimpik. Në trajnimin e zhvilluar për Drejtorë Programi të ASMC për vendet Frankofone (CAMS),  në fillim të muajit Shkurt, në Lozanë të Zvicrës, Solidariteti Olimpik ka ftuar z. Stavri Bello (njëkohësisht Drejtor Programi i ASMC për Shqipërinë) për tu bërë pjesë e trupës trajnuese për Drejtorët të rinj.

Për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, përfaqësimi i z. Bello në këtë nivel, është një nder dhe privilegj që jo vetëm të përfaqësohemi në Lëvizjen Olimpike Botërore, por gjithashtu të jemi kontribues në këtë Lëvizje.

Stavri CAMS

FullSizeRender (5)

Print Friendly

Comments are closed.