TOKJO – Qyteti fitues i Lojrave Olimpike Verore 2020

Tokjo eshte qyteti qe do te prese Lojrat Olimpike Verore 2020. Vendimi eshte marre sot nga anetaret e IOC te cilet kane votuar ndermjet tre qyteteve kandidate: Madriti, Stambolli dhe Tokjo.
Votimi ka kaluar ne disa raunde. Fillimisht ne raundin e pare te votimit qyetetet kandidate jane renditur: Tokjo 42 vota, Stambolli 26 dhe Madriti 26 vota. Votimi ka vijuar midis Stambollit dhe Madritit per te percaktuar se cili nga qytetet kandidate do kaloje ne raundin final. Stambolli ka fituar ndaj Madritit me nje diference prej 4 votash. Megjithate Tokjo ka qene fituese duke marre 60 vota e ndjekur nga Stambolli me 36 vota ne raundin final.

 

Print Friendly

Comments are closed.