Trajnim per Administratoret Sportive – Tirane (12-14 Dhjetor 2013)

kursi

Ne datat 12-14 Dhjetor 2013, Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar organizoi ne Tirane prane Resort Testela Kursin e Administratoreve Sportive me pjesemarrjen e 22 perfaqesuesve te federatave, klubeve dhe shoqatave te ndryshme sportive. Per tu theksuar ne kete kurs ishte mosha relativisht e re e pjesemarresve, si dhe nder 22 prej tyre, 9 ishin pjesemarrese femra.

Ndonese me nje program intensiv ne tre ditet e kursit, trajtimet ne kete kurs ishte e larmishme duke perfshire njohuri rreth Levizjes Olimpike, ceshtje te aftesive menaxheriale qe duhet te kete cdo administrator sportiv, si dhe tema te ndryshme qe kane te bejne me etiken, fair play, lidershipin, teknologjine e informacionit, etj. Gjate kursit pjesemarresit u angazhuan ne grupe pune per te konkretizuar njohurite e dhena.

Ne perfundim te ketij kursi, pjesemarresit u pajisen me nje Certifikate te leshuar nga Komiteti Olimpik Nderkombetar (IOC). Me ane te ketij kursit, pjesemarresit e interesuar mund te vijojne nivelin tjeter te ketij sistemi trajnimi, ASMC – Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv. Pjesemarresit u pershendeten edhe nga Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, i cili theksoi rendesine e trajnimit te burimeve njerezore ne sport dhe i falenderoi ata per kohen qe dedikojne per marrjen e njohurive ne te tilla trajnime.

Print Friendly

Comments are closed.