Vijon ASMC 2013 dhe trajnimi i burimeve njerezore ne sport

Moduli i dytë i ASMC 2013 u zhvillua në datat 24-25 Maj 2013 në qytetin e Pogradecit. Tematika e këtij moduli ishte Menaxhimi Strategjik i cili shpjegon rëndësinë dhe procesin e hartimit të strategjive apo politikave që një organiziatë sportive projekton për të ardhmen. Nëntema të trajtuara nga Facilitatorët e ASMC rreth Menaxhimit Strategjik kishin të bënin me:

  • Përgatitjen e hartimit të Planit Stategjik
  • Analiza e ambjentit të jashtëm dhe të brendshmëm
  • Vizioni, Misioni dhe Vlerat e një plani strategjik
  • Plan veprimet dhe
  • Kontrolli dhe vlerësimi

Ndryshe nga mënyrat strandarte të mësimdhënies, në kursin e ASMC, pjesëmarrja dhe ndërveprimi i pjesëmarrësve
është një nga pikat kyç të ASMC process i cili bëhet me kujdes nga facilitatorët.

Në këtë modul pjesëmarrësit përvec angazhimit në diskutime apo punëve në grupe, prezantuan rastet studimore të përgatitura nga secili pjesëmarrës rreth tematikës së modulit të parë. Prezantimi i rasteve studimore është një kontribut i drejtpërdrejtë që pjesëmarrësit bëjnë për organizatën të cilës ata i përkasin.

Moduli i tretë i ASMC do të zhvillohet në datat 7-8 Qershor 2013 dhe do të trajtojë një aspekt të rëndësishëm dhe shumë të prekshëm në sport, atë të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Print Friendly

Comments are closed.