Festivali Dimeror Olimpik Rinor Europian “Brasov 2013”

Edicioni i 11të i Festivalit Dimëror Olimpik Rinor Europian  EYOWF, do të celë siparin kësaj radhe në Brasov Rumani, në datat 17-22 Shkurt 2013.

Sportistë të rinj nga e gjithë Europa, të grupmoshave 15 – 18 vjec do të garojnë mes tyre në të gjitha disiplinat sportive dimërore.

Prej disa vitesh, Shqipëria është pjesëmarrëse e rregullt e edicioneve verore dhe dimërore të EYOF, keshtu edhe në këtë eveniment sportiv të radhës, do të përfaqësohet me 2 skiatorë të rinj 16 vjecarë; Isi Boletini dhe Sokrat Tasho.

Të rinjtë shqiptarë do të garojnë në disiplinat Slalom dhe Giant Slalom, dhe do të shoqërohen nga trajneri Ervin Rota.

U urojmë  sportistëve tanë suksese dhe përfaqësim  dinjitoz në “Brasov 2013”

Print Friendly

Comments are closed.