LOR ose YOG – Cfare jane dhe Vizioni i tyre

LOJERAT OLIMPIKE RINORE

Vizioni

Vizioni i Lojerave Olimpike Rinore eshte te frymezoje te rinjte ne mbare boten te marrin pjese ne sport dhe te adoptojne e te jetojne sipas vlerave Olimpike. Gjate sesionit te saj ne Guatemale ne Korrik 2007, IOC vendosi te krijoje nje event te ri sportiv per te edukuar, perfshire dhe ndikuar sportistet e rinj , duke i frymezuar ata te luajne nje rol aktiv ne komunitetet e tyre.

Cfare jane YOG?

Lojerat Olimpike Rinore jane nje event sportiv per te rinj, qe balancon sportin, edukimin dhe kulturen. Keto lojera veprojne si katalizator ne keto gjate gjithe Levizjes Olimpike.

Objektivat e YOG jane:

1.te sjelle se bashku sportistet e rinj me te mire te botes dhe ti vleresoje ata

2. te ofroje nje prezantim te fuqishem dhe unik te Olimpizmit

3. te sjelle risi ne edukimin dhe debatimin e vlerave Olimpike dhe sfidave te saj ne shoqeri

4. te festoje se bashku kulturat e botes ne nje atmosphere festive

5. te arrije tek komunitetet ne mbare boten per te promovuar vlerat Olimpike

6. te rrise ndergjegjesimin sportiv dhe pjesemarrjen e te rinjve

7. te veproje si platforme per iniciativa brenda Levizjes Olimpike

8. te jete nje event i standarteve me te larta sportive nderkombetare

 

Kush? Cfare? Kur?

Lojerat Olimpike Rinore synojne te sjellin se bashku sportiste te  talentuar – nga mosha 14 deri 18 – nga e gjithe bota, per te marre pjese ne kompeticione te niveleve te larta, por gjithashtu, se bashku me elementet sportive ne kete event, te zhvilloje programe edukuese mbi vlerat Olimpike, perfitimet nga sporti per nje menyre jetese te shendetshme, vlerat sociale qe mund te transmetoje sporti dhe rreziqet e dopingut dhe stervitjes se tepruar dhe/apo pasivitetit.

Lojerat e para Olimpike Rinore do te sjellin se bashku rreth 3,200 sportiste dhe 800 zyrtare ne 2010. Programi sportiv do te perfshije te 26 sportet e programit te Lojerave Verore te 2012, me nje numer te kufizuar disiplinash dhe eventesh. Lojerat e para Dimerore Rinore do te sjellin se bashku rreth 1,000 sportiste dhe 500 zyrtare. Sportistet do te konkurojne – per here te pare ne 2012 – ne te shtata Sportet Olimpike Dimerore. YOG do te ndjeke ciklin tradicional te kater vjeteve, me Lojera Verore ne 2010, 2014, 2018 etj dhe me Lojera Dimerore ne 2012, 2016, 2020 etj.

Singapori mikprites i Lojerave te para Olimpike Rinore Verore ne 2010

Singapori do te mireprese Lojerat e para Olimpike Rinore Verore ne 2010. Rezultati i zgjedhjes i bazuar ne vleresimin e 105 anetareve te IOC me  te drejte vote, u be publik ne 21 Shkurt 2008 nga Presidenti i IOC Jacques Rogge ne Muzeun Olimpik ne Lausanne.

Nente qytete moren pjese ne procesin e kandidimit i cili nisi ne Gusht 2007: Athina

(Greqi), Bangkok (Tajlande), Debrecen(Hungari), Guatemala City ( Guatemale), Kuala Lumpur ( Malajzi), Moska ( Federata Ruse), Poznan (Poloni), Singapor (Singapor) dhe Torino (Itali). Singapori mundi Mosken ne finale me 53 vota kundrejt 44.

Print Friendly

Comments are closed.