Historik i Lojrave Mesdhetare

Lojërat Mesdhetare Lojrat Mesdhetare, organizohen çdo katër vjet dhe janë ngjarja më e madhe sportive për vendet e Pellgut të Mesdheut pas Lojrave Olimpike, duke mbledhur delegacionet sportive të Komiteteve Olimpike Kombëtare Mesdhetare anëtare të ICMG, dhe marrë pjesë në më shumë se 25 disiplina sportive.
Këto lojëra i ofrojnë mundësi të rinjve nga tre kontinentet (Europë, Afrikë, Azi), origjina të ndryshme, kulturave dhe feve, lidhur së bashku me idealin Olimpik, që mblidhen së bashku në të njëjtin vend. Përkundër të gjitha problemeve, kryesisht politike, lindur në rajon, Lojrat Mesdhetare janë mbajtur gjithmonë në datat e caktuara dhe në vendin e zgjedhur për këtë qëllim. Që atëherë, Lojërat janë mbajtur në 13 qytete, përfshirë Tunizin të vetmin qytet që e ka pritur dy herë këtë aktivitet. Megjithatë, origjina e Lojërave Mesdhetare daton që në vitin 1948.

Historia e Lojërave

Idenë e një organizimi të lojërave për vendet e Mesdheut e hodhi Presidenti i Komitetit Olimpik Egjiptian dhe Zv / Presidenti i IOC-së, Muhamed Taher Pasha, me ndihmën e Ioannis Ketesas nga Greqia, gjithashtu anëtar i IOC .
Ishte më shumë se gjysëm shekulli më parë, gjatë festimeve të Lojërave Olimpike të Londrës, kur anëtarët e Komiteteve Olimpike Kombëtare të vendeve Mesdhetare morën në konsideratë idenë e festimit të Lojërave që bashkonin kulturat e ndryshme të pellgut mesdhetar. Gjatë Lojrave Olimpike 1948 në Londër, në një periudhë të prishur nga tensionet mes fuqive të mëdha, Muhamed Taher Pasha paraqet projektin për anëtarët e IOC-së, i cili mbështet idenë e sportit si një faktor paqe dhe bashkimi.
Lojërat e Para Mesdhetare u mbajtën nga 15 deri 20 Tetor 1951 në Aleksandri(Egjipt); edicioni i fundit u zhvillua në Pescara (Itali) në vitin 2009.
Tabela në vijim tregon:
– Rritje të numrit të vendeve pjesëmarrëse në vite
– Pjesëmarrje e konkurrentëve femra që nga Lojrat në Tunisi më 1967
– Organizimin e Lojrave në Francë vetëm dy vite pas Lojrave Mesdhetare të Athinës, ndërkohë që shumica e KOK kërkuan që L.M. të mbahen një vit pas Lojrave Olimpike në mënyrë që të bëjë të mundur përgatitjen e tyre të mirë të mundshme
– Një ekuilibër i përsosur në organizimin midis bregut verior dhe jugor të Mesdheut, deri në 2001.

Muhamed Taher Pasha konsiderohet babai i Lojërave Mesdhetare. Ai lindi në Egjipt në 1879 dhe mbrojti Doktoraturë në Shkenca Politike. Ai u bë një personalitet shumë u rëndësishëm në botën e sportit dhe ishte i sigurt që sportet janë mënyra të jashtëzakonshme për të arritur paqe dhe vëllazëri.
Sapo përfunduan Lojërat Olimpike të Londrës, ishte ai që inkurajoi një lëvizje intensive sportive, e cila synonte të krijonte një ngjarje sportive që do të përfshinte vende të bashkuara nga lidhje të përbashkëta kulturore. Projekti i tij lindi në mes të atmosferës së përgjithshme të gjeneruar nga Lufta e Dytë Botërore.
Përpjekjet e tij u shpërblyen me detyra të larta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO). Ai qëndroi për një kohë të gjatë Shef i Protokollit dhe më pas u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv nga 1952 deri në 1957. Nga 1960 deri në 1964 ai ka qenë ndihmës i Presidentit të atëhershëm Avery Brundage.
Ai vdiq në 29 janar 1970, një vit para Lojërave të Izmirit dhe për nder të tij Komiteti Olimpik Turk i dedikoi atij një homazh prekës.
I.C.M.G ose C.I.J.M – Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Gjatë edicionit të 3-të të Lojërave Mesdhetare 1959 në Bejrut, Presidenti i KOK Libanez dhe gjithashtu anëtar i IOC-së, Gabriel Gemayel, i cili ishte përgjegjës për organizimin, e kuptoi se ekzistenca e Lojrave ishte e brishtë dhe vendosi krijimin e ICMG, i cili zyrtarisht ka hyrë në fuqi më 16 Qershor 1961.5
Ky organ është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, organizatë jo-qeveritare, e përbërë nga anëtarët Komitetet Olimpike Kombëtare dhe anëtarëve të IOC për këto vende. Presidenti i parë ishte Gabriel Gemayel, i ndjekur nga Mohamed Mzali (Tunizia), Claude Collard (Francë) dhe, nga viti 2003 e tutje, Amar Addadi (Algjeri).
Funksioni Sekretariati i Përgjithshëm fillimisht është mbajtur nga Ioannis Ketseas, pasuar nga Epaminondas Petralias, Nikos Filaretos, Minos Kyriakou dhe, nga viti 2009 e tutje, Isidoros Kouvelos, të gjithë nga Greqia.
Zyrat qëndrore të ICMG janë të vendosura në Athinë. Deri në 2005, ato ishin të vendosura në Komitetin Olimpik Grek dhe më pas kanë lëvizur në një ambjent tjetër dhënë nga qeveria greke.
ICMG mban pronën e Lojrave Mesdheut dhe zgjedh çdo 4 vjet anëtarët e bordit dhe komitetit ekzekutiv, si dhe 6 vjet para çdo edicioni qytetin pritës që do t’i besohet organizimi i tyre.

Print Friendly

Comments are closed.