LOJRAT OLIMPIKE RINORE 2014 Verore – Edicioni 2-te

 

SISTEMI I KUALIFIKIMIT SIPAS SPORTEVE PER LOJRAT OLIMPIKE RINORE “Nanjing 2014”

Atletike – Athletics / Boks – Boxing / Badminton -Batminton / Ciklizem – Cycling / Skerme – Fencing /

Gjimnastike – Gymnastic / Mundje – Wrestling / Not – Swimming / Vozitje– Rowing / Beach Volley – Volejboll ne rere /

Judo – Xhudo / Shooting – Qitje / Tenis – Tennis / Ping Pong – Table Tennis / Peshengrtije – Weightlifting /

Taekwondo – Taekwondo

_____________________________________________________________________________________________

Më 10 shkurt 2010, Sesioni i 122-te i IOC  mbajtur në Vankuver, njoftoi Nanjing-un si qytetin pritës të Lojrave Olimpike Rinore verore Edicioni i dytë.

Motoja e Lojrave të Nanjing është “Olimpiada e të rinjve, nga të rinjtë.” Shpresohet se Lojrat do të:

  • Rrisin vetë-kuptimin,  pjesëmarrjen aktive dhe krijimtarinë te të rinjtë si në arenën sportive dhe në jetën e përditshme;
  • Promovimi i mirëkuptimit, ndërtimit të miqësisë, dhe për të ndihmuar të rinjtë të kuptojnë dhe të vlerësojmë përgjegjësinë në një mënyrë të pjekur;
  • Të mbrojë dhe përkrahë garën e ndershme dhe shqetesohet për shëndetin dhe mjedisin;
  • Për ti dhënë të rinjve të rinjv të rrisin vetëbesimin dhe ndjenjën e të qytetërimit do ta  trashëgojnë – “Zemër për Zemër” dhe “Krah për Krah”!

Lojrat Olimpike Rinore Verore Nanjing 2014 do të përfshijnë gjthsej 28 sporte dhe do të mbahen nga 16-28 Gusht 2014. Komiteti Organizator i Lojrave Olimpike Rinore të Nanjing (NYOGOC) do të punojë së bashku me IOC për të mbledhur atletët e rinj më të mirë nga e gjithë bota dhe për të ndërtuar një platformë krijuese për ta. Këto LOR do të përqëndrohen në diskutime rreth edukimit, vlerat Olimpike, sfidat sociale, si dhe diversitetin kulturor për ta bërë atë një ngjarje sportive ndërkombëtare të nivelit të lartë. YOGOC synon të përhapur frymën Olimpike dhe të rritur ndërgjegjësimin sportiv.

LOR Nanjing 2014 do të përfaqësojë një platformë të gëzueshme dhe të shëndetshme për të rinjtë në botë. Kjo organizim i madh do të mbështetet nga të dy organizatat dhe vullnetarët. LOR gjithashtu fokusohet në ndërlidhjen nëpërmjet përdorimit të mediave të reja për të arritur një rrjet interaktiv midis sportistëve, shikuesit, të rinjtë në botë dhe bota sportive. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të lidhur nëpërmjet vlerave Olimpike të Miqësisë, Ekselencës dhe Respektit. Ata do të përjetojnë diversitetin kulturor, do të promovojnë idealet e larta në shërbim të shoqërisë në tërësi, zhvillojnë një stil jetese të shëndetshme dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të botës sonë.

_____________________________________________________________________________________________

Print Friendly

Comments are closed.