Thirrje Federatave Sportive anetare te KOKSH
per Aplikim “Kurse Trajnimi per Trajnere”
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ju njofton se në kuadër të zhvillimit dhe rritjes së cilësisë sportive në vend, KOKSH ka ndërtuar një platformë për ti ardhur në ndihmë federatave sportive që të rrisin kapacitetet e tyre të burimeve njerëzore që kontribuojnë në fushën e trajnimit sportiv.
Duke e konsideruar një hallkë të rëndësishme përgatitjen e trajnerëve me njohuri bashkëkohore në fushën e trajnimit sportiv, KOKSH ju jep mundësinë ju si federatë sportive anëtare të zhvilloni kurs trajnimi dy/tre ditore me trajnerët dhe specialistët e federatës tuaj.
Mbas realizimit të këtij kursi trajnimi nga Federata juaj, trajnim më i avancuar do të vijojë sipas opsioneve të më poshtëme e përcaktuar në bashkëpunim me KOKSH dhe Federatës tuaj:
Opsion 1 – Tre deri në katër trajnerë (pjesëmarrës në kursin e parë) të përzgjedhur nga federata juaj do të jenë pjesë e trajinimit më të avancuar që do të zhvillohet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me specialistët më të mirë vendas dhe të huaj në këtë fushë.
Opsion 2 – Një specialist i Federatës Ndërkombëtare të sportit përkatës do të vijë në Shqipëri për një kurs teknik 10-15 ditor.
Për të realizuar kursin e parë të propozuar nga KOKSH, ju lutem gjeni bashkengjitur formularin e aplikimit dhe udhëzuesin se si mund të përfitoni nga ky projekt.
…………………………………………………………………………..
Procedura per kurset e trajnereve
Tweet this


Posted in 


Join us
Watch us












