SOLIDARITETI OLIMPIK – PROGRAMET

SOLIDARITETI OLIMPIK

Prezantim

Solidariteti olimpik ka kenaqesine tju prezantoje “Udhezuesin per Programin e Komiteteve Olimpike Kombetare” per planin 4-vjecar 2009-2012.

Keto dokumente jane perpunuar ne vijim te takimit te Komisionit te Solidariteti Olimpik, i cili u zhvillua ne 8 Tetor ne Akapulko, gjate te cilit u aprovuan programet dhe buxheti per kater vitet e ardhshme.

Programet jane hartuar sipas deshirave te NOCeve, te shprehura ne komentet e formuluara ne pyetesorin e NOCeve 2005-2008 si dhe jane ne nje linje me rezultate e nje vleresimi te brendshem, i cili ka analizuar objektivat e cdo programi si dhe procedurat e venies ne zbatim.

Ky udhezues i ofron NOCit tuaj te gjithe informacionin e nevojshem si dhe mjetet per ta zbatuar  dhe per te perfituar nga programet e Solidaritetit Olimpik 2009-2012. Ai gjithashtu permban procedurat financiare qe duhen ndjekur nga te gjithe NOCet, kur ato raportojne per programet boterore  te Solidaritetit Olimpik. Eshte krijuar nje raport financiar standart per te lehtesuar punen tuaj dhe per mundesuar nje kuptim me te mire te proceseve te nevojshme per te garantuar transparencen tuasj financiare.

 

Gjithashtu jemi perpjekur te thjeshtesojme procedurat e aplikimit dhe raportimit, nderkohe qe eshte ruajtur akoma mundesia per tu ofruar NOCeve nje elasticitet te caktuar ne perdorimin e fondeve ne dispozicion.

Ne kohen e duhur, Solidariteti Olimpik i Shoqates tuaj Kontinentale, do t’ju pajise me informacion te detajuar persa i perket programeve kontinentale qe do te ofrohen gjate ketij plani 4-vjecar. Ky, si dhe informacione te tjera plotesuese qe mund t’ju dergohen ne te ardhmen , mund ti bashkangjiten lehtesisht ketij udhezuesi.

Solidariteti Olimpik Lausanne dhe Shoqatat Kontinentale do te bejne nje perpjekje te perqendruar gjate 2009es, per tu takuar me te gjithe NOCet, qofte kjo gjate forumeve rajonale apo ne takime statutore, per te sqaruar cdo lloj programi qe mund t’ju interesoje, si dhe t’ju ndihmoje ne zbatimin e tyre.

Stafi i Solidaritetit Olimpik ne Lausanne, detajet e nevojshme te kontaktit te te cilit do ti gjeni ne kete udhezues, eshte ne dispozicionin tuaj ne  cdo kohe, dhe ne presim me padurim te punojme nga afer me NOCin tuaj per te nisur, zbatuar dhe ndjekur te gjitha aktivitetet e organizuara brenda struktures se Programeve Boterore 2009-20012.

 

Programet e Solidaritetit Olimpik

2009 – 2012

Gjate 4-vjecarit 2009-2012, Solidariteti Olimpik do tu ofroje NOCeve tre metoda per te patur ndihmese teknike dhe financiare:

  1. PROGRAMET BOTERORE
  2. PROGRAMET KONTINENTALE
  3. SUBVENCIONE TE LOJERAVE OLIMPIKE

Programet Boterore

    • Sportistet
    • Trajneret
    • Manxhimi i NOC
    • Promovimi i Vlerave Olimpike

 

KONCEPT BAZE

Autonomia ndermjet Programeve Boterore dhe Kontinentale.

por me objektiva plotesues, dhe nje koordinim te plote ne manaxhimin dhe zbatimin e tyre.

 

Programet Boterore


Programet boterore  u ofrojne NOCeve mundesi per ndihmese TEKNIKE, FINANCIARE dhe ADMINISTRATIVE per organizimin e aktiviteteve te ndryshme per zhvillimin e sporteve.

Solidariteti Olimpik ka perpunuar 19 Programe Boterore te ndryshme per 4-vjecarin  2009-2012, qe nxjerrin ne pah kater fushat kryesore te zhvillimit te sporteve, te cilat konsiderohen thelbesore per permbushjen nga NOCet te misionit qe u eshte besuar nga Karta Olimpike.

Te kater fushat e programeve ne dispozicion te NOCeve gjate 4-vjecarit 2009-2012, si dhe programet boterore te ofruara ne cdo fushe, jane percaktuar me poshte:

SPORTISTET
1 Bursa Olimpike per sportiste e “Vancouver 2010”
2 Bursa Olimpike per Sportistet e “Londer 2012”
3 Grante Mbeshtetjeje per Skuadren
4 Lojerat Rajonale dhe Kontinentale – Pergatitja e Sportisteve
5 Lojerat Olimpike Rinore – Pergatitja e Sportisteve
TRAJNERET
6 Kurse Teknike per Trajneret
7 Bursa Olimpike per Trajneret
8 Zhvillimi i Struktures Kombetare te Sporteve
MANAXHIMI I NOC
9 Zhvillimi i Administrates se NOC
10 Kurse Kombetare Trajnimi per Administratoret Sportive
11 Kurse Nderkombetare Trajnimi Ekzekutivne Manaxhimin Sportiv
12 Forume Rajonale dhe Shkembimi Eksperiencash te NOCeve
PROMOVIMI I VLERAVE OLIMPIKE
13 Mjekesia Sportive
14 Sporti dhe Mjedisi
15 Grate dhe Sporti
16 Sporti per te Gjithe
17 Akademia Olimpike Nderkombetare
18 Kultura dhe edukimi
19 Trashegimia e NOC

Zyrat e Solidaritetit Olimpik (Nderkombetar) ne Lausanne, do te manaxhojne programet Boterore ne koordinim me Shoqatat Kontinentale (CA) respektive, per te arritur nje larmi sa me te madhe pe kontinente dhe rajone te ndryshme. Solidariteti olimpik do te kete gjithashtu nje bashkepunim te ngushte me Federatat Olimpike Sportive Nderkombetare (IF), Komisionet e IOC dhe partnere  te tjere te ndryshem, per zhvillimin dhe trannsmetimin e ketyre programeve boterore  tek te gjitha Nocet.

 

 

Programet Boterore Sportistet

Prezantim

Strategjia Pergjithshme


Te pese programet per sportistet te ofruara ne permbajtjen e planit 4-vjecar 2009-2012, do ti ofrojne NOCeve ndihme ne pershtatje me nivelin e sportisteve dhe llojeve te kompeticioneve qe ata jane duke pergatitur.

Ne nje mjedis ku numri i eventeve dhe kompeticioneveeshte vazhdimisht ne rritje, jane krijuar dy programe per te manaxhuar sfidat e reja gjate 4-vjecarit te ardhshem; Lojerat Olimpike Dimerore ne Vancouver dhe Lojerat e para Olimpike Rinore. Keto mundesi te reja brenda programeve te Sportisteve kane qellim tu pergjigjen ne menyre me konkrete nevojave te NOCeve duke marre parasysh fazat e ndryshme te zhvillimit te nje sportisti.

 

Lojerat Olimpike Rinore


Solidariteti Olimpik e konsideron thelbesore dhenien e nje vemendjeje te vecante pergatitjes se Lojerave Olimpike Rinore. Me te vertete qe ky program do te siguroje nje mundesi unike per te identifikuar kampionet e se nesermes. Duke u perqendruar ne identifikimin, kualifikimin dhe pergatitjen e ketyre sportisteve te rinj, Solidariteti Olimpik do te donte tu jepte NOCeve mundesine qe te perfshihen qe fillimet e hershme te procesit te zhvillimit te nje sportisti elitar.

 

Lojerat Kontinentale dhe Rajonale


Lojerat Kontinentale dhe Rajonale perfaqesojne nje mundesi te shkelqyer per shume NOCe qe te deshmojne fitimin e medakjeve nga sportistet dhe skuadrat e tyre, dhe pjesemarrja ne keto lojera eshte bere tani nje faktor kyc ne arritjen e niveleve me te larta. Duke investuar ne keta sportiste te niveleve te ndermjetme, Solidariteti Olimpik konfirmon mbeshtejten e tij per keta olimpiste te ardhshem, disa prej te cileve do te behen mbajtesit e ardhshem te bursave Olimpike.

 

Lojerat Olimpike


Persa i perket nivelit elitar, NOCet tani kane mundesine te ndihmojne sportistet dhe skuadrat  e tyre si per Lojerat Olimpike Verore dhe ato Dimerore. Per disa NOCe, objektivi do te jete kualifikimi per Lojerat Olimpike ne Londer, dhe per te tjera, synimi do te jete fitimi i nje medaljeje ne Lojerat Olimpike Dimerore ne Vancouver. Ne shpresojme qe programet e ofruara per kete plan te ri 4-vjecar te S0lidaritetit Olimpik do te mundesojne cdo NOC te plotesoje nevojat dhe prioritetet e tij.

 

 

 

 

Programet Boterore Trajneret

 Prezantim

Strategjia e Pergjithshme


Ne terma te pergjithshme, programet per trajneret te propozuara nga Solidariteti Olimpik per planin 4-vjecar 2009-2012 nuk jane modifikuar shume ne krahasim me planin paraardhes.

 

Keto programe jane ne dispozicion dhe u ofrojne NOCeve mundesine per te trajnuar trajnere kombetare te njohur zyrtarisht, ne menyra dhe nivele te ndryshme. Objektivi kryesor eshte te arrihet tu pergjigjet sa me mire kerkesave dhe tendencave me te fundit te trajnimit te sportisteve.

Ashtu si dhe gjate planit 4-vjecar te kaluar, Slidariteti Olimpik do te inkurajoje NOCet te krijojne lidhje mes programeve (psh. nje trajner qe ka ndjekur nje kusr teknik mund te propozohet per marrjen e nje burse per trajnere) dhe ne mete menyre te rrise nivelin e pergjithshem te trajnimit te trajnereve kudo ne bote.

Pershkrimi


Tre programet e propozuara per 2009-2012 jane si me poshte:

Kurse Teknike per Trajnere

Bursa Olimpike per Trajnere

Zhvillim i Struktures Sportive Kombetare

  Trajnim Baze

Trajnim Individual

Mbeshtetje ne Nivel Kombetar

Trajnimi Baze

Programi i kurseve teknike per trajnere ka vite qe eshte eshte krijuar, dhe vazhdon te plotesoje nje nevoje thelbesore per NOCet. Keshtu, potenciali i programit ka kohe qe eshte percaktuar, por Solidariteti Olimpik, se bashku me NOCet dhe Federatat Nderkombetare, do te vazhdojne te punojne per te permiresuar cilesine e kurseve te trajnimit.

Per me teper, NOCeve do tu kerkohet ti japin vemendje te vecante pergatitjes teknike dhe financiare te kurseve,  dhe te theksojne perzgjedhjen dhe vleresimin e kandidateve te mundshem per pjesemarrje.

 

Trajnimi Individual

Ne lidhje me trajnimin individual ne shkencat sportive, Solidariteti Olimpik do te vazhdoje bashkepunimin e ngushte me qendrat e trajnimit te nivelit te larte. Per me teper, sipas kerkesave te NOCeve, nje numer i caktuar mundesish trajnimi specifike per sportin do te  ofrohen per trajneret mbajtes te bursave olimpike.

Pasi te kene perfunduar trajnimin e tyre, trajnereve do tu kerkohet ti pasojne njohirute e tyre dhe te forcojne ne pergjithesi poziten e sporit te tyre brenda  vendit te tyre. Ne disa raste, trajnereve te tille do tu kerkohet te drejtojne kurse trajnimi (psh kurse teknike) ose te ngrene programe zhvillimi afatgjata, pasi ata do ti kene perftuar njohurite  per ta bere kete dhe gjithashtu kane nje eksperience te thelle sportive ne vendin e tyre.

Mbeshtetja ne Nivel Kombetar

Programi i zhvillimit te struktures sportive kombetare nuk ka si qellim ekskluziv vetem trajnimin e trajnereve. Ai gjithashtu i pergjigjet nje neovje per te forcuar, me ndihmen e nje eksperti, te gjithe strukturen kombetare te nje sporti te caktuar. Ne te njejten kohe, ai duhet ti lejoje personat ne nivel kombetar te fitojne njohurite e nevojshme per te qene ne gjendje  ta  ndjekin kete zhvillim per nje afat te  gjate kohor.

Eshte e rendesishme qe NOCet te shqyrtojne situaten dhe te zhvillojne nje plan veprimi per pikat e dobeta te vena re ne disa fusha te caktuara: identifikimi i sportisteve te rinj te talentuar, trajnimi i trajnereve dhe manaxhereve, mbeshtetja e sportisteve dhe skuadrave kombetare, e keshtu me radhe.

Per kete plan te ri 4-vjecar, Solidariteti Olimpik do te ofroje mundesine per te ndare qendrimin e eksperteve ne disa visita  afatshkurtra, duke dhene keshtu, nga njera ane , pergjegjesi ne rritje te personave ne nivel kombetar per ndjekjen e programit gjate mungeses se ekspertit, dhe nga ana tjeter, duke trajtuar veshtiresite e provuara me  pare ne percaktimin e eksperteve qe kane deshire dhe jane ne gjendje te ndermarrin misione afatgjata.

Programet Boterore

Promovimi i Vlerave Olimpike

Prezantim

Ne perputhje me politikat e IOCse dhe misionin e NOCit, Solidariteti Olimpik sjell nje kontribut ne programet e Noceve ne lidhje me rolin e tyre ne promovimin e parimeve themelore dhe vlerave te Olimpizmit.

Nderveprimi midis sportit dhe shoqerise ka nje efekt te rendesishem ne jeten tone te perditshme. Misioni i NOCit ne shoqeri eshte duke u njohur teresisht persa i perket perfshirjes, shendetit, zhvillimit social, marredhenieve midis brezave dhe trajnimit.

Te shtate programet, qe kane qene te pranishem per shume vjet, i japin mundesi NOCit te luaje nje rol thelbesor brenda komuniteteve te saj lokale, duke zhvilluar aspektet edukuese dhe kulturore te sportit, dhe duke lejuar nje perfaqesim dhe synim ne rritje te veprimtarive.

Ne menyre qe te promovohen vlearat e brendshme kulturore te sportit dhe te mbeshteten veprimtarite ne komunitete me te gjera,  Solidariteti Olimpik i mbeshtet NOCet te krijojne programe qe inkurajojne: te drejten per pjesemarrje  ne sportet e te gjitha niveleve te nje numri sa me te madh njerezish; barazine midis meshkujve dhe femrave, promovimin e zhvillimit te qendrueshem; edukimin sipas vlerave Olimpike te te rinjve; mbrojtjen e shendetit te sportisteve dhe ruajtjen e trashegimise sportive.

Cdo NOC mund te perfitoje nga nje ose disa nga te shtate programet ne dispozicion te tyre, duke u bazuar mbi situaten , strategjite dhe nevojat e tyre.

Me teper se sa thjesht aktivitete ad-hoc, Solidariteti Olimpik deshiron qe, brenda struktures se nje plani te ri 4-vjecar, NOCet te prezantojne plane strategjike/zhvillimi afatmesme/afatgjata, te ngrejne strukturat e  duhura, si dhe te bashkepunojne me organizata te tjera ne gjendje te percjellin programe te qendrueshme.

 

 

Programet Kontinentale

2009 2012

Programet kontinetale u ofrojne NOCeve te drejten e ndihmes TEKNIKE, FINANCIARE dhe ADMINISTRATIVE, qe i drejtohet nevojave specifike dhe prioritetet e NOCeve ne ate kontinent, u bashkangjiten  programeve te ofruara ne nivel boteror, dhe jane te administruara nga zyra e seciles Shoqate Kontinentale Olimpike.

Ne perputhje me politiken e decentralizimit te Solidaritetit Olimpik, te pese Shoqatat Kontinentale te NOCeve te renditura me poshte, do ti ofrojne programe specifike Kontinentale NOCeve perberese te tyre gjate 4-vjecarit 2009-2012:

 

ACNOA

                        Shoqata e Komiteteve Olimpike Kombetare te Afrikes

 

OCA

                        Keshilli Olimpik i Azise

 

COE

                        Komitetet Olimpike Europiane

 

PASO

                        Organizata Sportive Pan Amerikane

 

ONOC

                        Komitetet olimpike Kombetare te Oqeanise

Print Friendly

Comments are closed.