“SPORTI PËR ZHVILLIM” – Komuna IBE

“SPORTI PËR ZHVILLIM” – Komuna IBE
18 Nëntor 2011

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Unicef Albania përmbyllën sot ditën e tretë të aktiviteteve sportive dhe kulturore me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar Ibë, në kuadrin e projektit “Sporti për Zhvillim”.
Programi u realizua në tre ditë , datë 16,17 dhe 18 Nëntor 2012 dhe përfshiu  të gjithë nxënësit e shkollës   duke filluar nga grupet e vogla të parashkollorëve , si dhe ato të fillores, 9-vjecare dhe të mesme. Stafi pedagogjik i shkollës luajti një rol të vecantë me angazhimin e tij dhe organizimi  konkludoi të ishte një sukses për të gjithë pjesmarrësit në këtë ditë të fundit. Pjesë e aktivitetit u bënë dhe prindërit e  banorët e fshatit Ibë të cilët ishin prezent gjatë gjithë aktivitetit dhe të përfshirë në entuziazmin e fëmijëve. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe Komunën Bërzhitë, të cilët morën dhe falenderimet për bashkëpunimin dhe disponibilitetin.

Tema e kësaj faze të aktivitetit ishte “Integrim, Mirëkuptim dhe Jo Diskriminim“.
Aktiviteti përfshinte elementë olimpik të cilët u përfaqësuan me  hyrjen e pishtarit olimpik dhe flamurin e mbajtur nga nxënësit nën tingujt e himnit olimpik , ndërsa pjesa tjetër e nxënësve të shkollës, të cilët ishin të veshur me bluza me logon e aktivitetit formuan rrathët olimpik.
Nxënësit  të cilët ditët e mëparshme kanë punuar me temat e Lojërave Olimpike formuan tablotë e shkronjave  “LONDËR 2012“
Më pas nxënësit zhvilluan një kros masiv rreth shkollës, lojëra popullore, këngë e valle popullore, ushtrime akrobatike, ndeshje futbolli dhe volejbolli, djem dhe vajza, dhe gjithashtu një ekpozitë pikture.

Print Friendly

Comments are closed.