Sponsors
Vodafone, njëri prej operatorëve më të fuqishëm të komunikimeve elektronike në botë, hyri me shërbimet e tij në Shqipëri më 3 Gusht 2001. Vodafone Albania përdor teknologjinë më të fundit të komunikimeve elektronike dhe mjetet më moderne dhe praktike për përdoruesin, për t’u ofruar atyre një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash, të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit.
Kompania Vodafone Albania ka momentalisht ne funksionim një rrjet prej 130 dyqanesh në të gjithë vendin. Pikat e shitjes janë në shërbim të klientëve çdo ditë të javës, duke ofruar produkte dhe shërbime të kompanisë Vodafone, telefona celularë dhe aksesorë, si dhe asistencë teknike.
Përgjatë aktivitetit të saj në Shqipëri, Vodafone Albania ka rritur performancën e saj të biznesit, duke qenë një prej kompanive kryesore që kontribuojnë në mënyrë domethënëse në ekonominë shqiptare. Kompania Vodafone Albania ka rekrutuar punonjësit dhe ekspertizën më të mirë në vend dhe ka trajnuar e promovuar profesionalisht punonjësit e saj, duke u bërë një prej vendeve të punës më të preferuar dhe më të admiruar për shqiptarët.
Gjithashtu Vodafone Albania ka kontribuar në mënyrë domethënëse në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke bashkëpunuar me partnerë kyç. Projektet sociale dhe kulturore të zbatuara me sukses nga Vodafone Albania i kanë shërbyer shumë komuniteteve urbane dhe rurale në të gjithë vendin, duke promovuar artin, kulturën dhe sportin. Përveç përfaqësimit të një emri të mirënjohur botëror të komunikimeve elektronike, nëpërmjet dedikimit të vazhdueshëm dhe pjesëmarrjes aktive, Vodafone Albania është tashmë sinonimi i një kompanie që mbështet dhe promovon kulturën, artin, dhe pjesëmarrjen qytetare.
Raiffeisen Bank Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës. Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 6 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Portofoli i kredisë është rritur nga zero që ishte në 2004 në që ishte në 2004 në 770 milion euro ne fund te 2010. Transformimi tani ka përfunduar dhe Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-te.
Raiffeisen Bank Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe disponon rrjetin më të gjërë të degëve prej 103 degësh ne te gjithe vendin, gati tre herë më shumë se konkurenti i saj më i afert.185 Bankomate , 1169 terminale shitjesh (POS) dhe më shumë se 197 000 Karta Debiti Visa Electron te hedhura ne treg. Ndërkohë , më shume se 140 000 persona marrin pagën e tyre nëpërmjet Raiffeisen Bank.
Raiffeisen Bank në Shqipëri ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe sherbimesh në 4 pikat kyce të biznesit që operojmë -klientët individë, tregjet e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (SME) dhe korporatave.Raiffesien Shqiperi fokusuar ne klientët individë, tregjet e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (SME) dhe korporatave ka investuar mjaft në përmirësimin dhe kompjuterizimin e degëve. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare, Raiffeisen Bank e ka përforcuar pozicionin e saj udhëheqës në treg. Kjo përfshin të gjitha format e huasë, financimit me leasing, shërbimet bankare për të punesuarit, kredi dhe overdrafte, dhe shërbime bankare on-line në kohë reale nëpërmjet Multi Cash, një shërbim i yni bazuar në Internet si dhe Internet Banking.





Join us
Watch us










