Sportistët mbajtës të Burses Olimpike “Londer 2012″

SPORTISTËT MBAJTËS TË BURSAVE OLIMPIKE “Londer 2012″

-KARIERA PROGRESI DHE OBJEKTIVAT-

Luiza Gega

Lindur në Durrës, datëlindja 05.11.1988

Luiza garon në sportin e Atletikës, në disiplinat e 800m, 1500m dhe 3000m.

Luiza ka mbaruar shkollën e mesme “Mjeshtria Sportive Durrës”në vitet (2003-2006).

Ajo ka vazhduar studimet pranë Universitetit t

ë Sporteve Tiranë dhe aktualisht vazhdon masterin shkencor viti 2-të.

Rezultate sportive viti  2011-2012  

  • Mars 2011, Paris Kampjonati 31 Europian në 800m ka rezultatin 2:08:34sec

  • 28 Gusht – 3 Shtator 2011, Daegu, Korea Kampionati Botëror në 800m, vendi 20të me rezultatin 2:03”11sec,

  • 18 Shkurt 2012, Kampjonati Ballkanik (Indoor) Stamboll, në 1500 m, vendi parë, Medalje Ari, me rezultatin 4:10:75 sec.

Besmir Banushi

Lindur në Vlorë , datëlindja 04 .07. 1988

Aktualisht trajnohet me skuadrën S.C.Cene-Valle Seriana A.S.D. në provincën e Bergamos , në Itali

Mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin” HALIM XHELO” 2002-2006. Çiklizmi ka qenë pasioni që prej moshës 10 vjeçare që e ka praktikuar me çdo lloj biçiklete. Në 2002 është bërë pjesë e klubit të Flamurtari.

Por nuk është vetëm çiklizmi në jetën e Besmirit. Ai thotë se i kushtohet më shumë se gjysmën e kohës këtij sporti , por i pëlqejnë dhe llojet të tjera të sporteve :i pëlqen të notoj shpesh here dhe ka marrë pjesë shumë herë edhe në maratonat e vrapimit …

Rezultatet e tij tregojnë se është renditur si FITUES i Kampionatit Ballkanik në 2008 në Maqedoni Bitola, -në Turin e Rumanisë renditur i 4-ti në klasifikimin e përgjithshëm – si dhe fitues i dy Rretheve Çiklistike 2010- 2011 dhe garave të fundit në Itali ku klasifikohet i 3-ti në Ciriè/Pian della Mussa (Torino)/ G.Premio Inda  (Varese) I 6-ti me  09/10/2011   me 24 T. S. Serafino Monte Granaro (Macerata) i 2-ti 

Objektiva të afërta për tu arritur për Besmirin janë të shumta por ato që don më shumë është të bëhet një çiklist i nivelit të lartë botëror. Ëndërra e tij është të marrë pjesë në Tour de France, ndërsa më konkretisht për këtë vit objektivi tij është të marrë pjesë në sa më shumë aktivitete kualifikuese për qenë pjesë e Ekipit Shqiptar në Lojërat e XXX Olimpike Verore “Londër 2012”

Erkand Qerimaj

Lindur në 10 Gusht 1988 në Shkodër, ku ka mbaruar shkollën e mesme dhe vazhdon të jetojë.

Erkandi ka mbaruar studimet për juridik në Universitetin “Marin Barleti” në vitin 2010 dhe vazhdon studimet në vitin e tretë në Universitetin e Sporteve në Tiranë.

Angazhimi i tij me sportet ka filluar që në moshën 10-vjeçare në Klubin e Sporteve “Vllaznia”dhe nuk ju desh shumë që të gjente se cila disiplinë sportive ishte ajo që e apasiononte më shumë.

Aktualisht ai garon në kategorinë e peshës 77 kg, dhe i dedikohet stërvitjes së tij 5 deri 6 orë në ditë.

Por përveç peshëngritjes ai ka pasione të tjerë ku disa prej tyre nuk ndahen nga sporti . I pëlqen ping pongu, noti dhe motorrat e ujit.

Në Kampjonation Botëror të zhvilluar në 2011 në Paris, Erkandi u rendit i 11-ti në klasifikim.

Erkandi ka qenë pjesëmarrës në Olimpiadën e fundit “Pekin 2008” dhe synon pjesëmarrje me rezultate të larta në Olimpiadën e “Londër 2012”

Romela Begaj

Lindur në 02.11.1986. në Tiranë.

Romela garon në peshën 58 kg.

Ka mbaruar studimet në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi”, 2005-2010, dhe është një nga sportistet e cila ka shfrytëzuar dhe eksperiencat e saj gjatë viteve 1994-2005 pranë Cirkut të Tiranës të cilat kanë ndikuar në profilin e saj si sportiste.

Rezultatet e saj të mira ajo ja dedikon vullnetit dhe këmbënguljes së saj, por dhe kujdesit dhe përkushtimit të familjarëve të saj.

Në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” Romela zuri vendin e VI të klasifikimit të përgjithshëm.

Ndër rezultatet e saj më të fundit mund të përmendim Kampjonatin Botëror të zhvilluar në Paris, ku ka zënë vendin e tretë , medalje bronxi ndërsa në renditjen përfundimtare u rendit e 8-ta.

Objektivi më i afërt në të cilin ajo synon është kualifikimi në “Londër 2012” dhe aktualisht po përgatitet në Greqi për Kampionatin Europian të radhës në muajin Prill, Antalja Turqi.

Majlinda Kelmendi

Lindur në 09 Maj 1991 , në Pejë , Kosovë.

Majlinda praktikon sportin e Judos dhe konkuron në kategorinë e peshës 52 kg.

Majlinda jeton në Pejë ku ndjek studimet në Fakultetin Ekonomik në vitin e dytë dhe njëkohësisht zhvillon stërvitje e ndjekur nga trajneri i saj Driton Kuka. Majlinda është një nga sportistet e cila ka praktikuar stërvitjen dhe nëpër qendra të tjera stërvitore si në Zvicër dhe Slloveni, çdo herë para aktiviteteve të rëndësishme kualifikuese për Olimpiadë.

Aktualisht Majlinda është klasifikuar sipas listës së Federatës Ndërkombëtare të Judos në vendin e V-të.

Majlinda do të vijojë pjesëmarrjen në aktivitetet vijuese deri para Olimpiadës për të ruajtur pozicionin aktual në renditjen botërore, si Kampjonati Europian në Prill 2012 që do zhvillohet në Rusi dhe aktivitete të tjera kualifikuese sipas kalendarit të Federatës Ndërkombëtare.

Fatjon Bare

Lindur në Kukës me datë 8.04.1987.

Fatjoni garon në sportin e mundjes, disiplina stil i lire në peshën 96kg.

Vendbanimi ne Tiranë dhe aktualisht i punësuar si Kryeinspektor, në Inspektoriatin Urbanistik të Komunës Vaqarr.

Fatjoni ka mbaruar Shkollën e Mesme të Bashkuar në Vaqar në vitin 2001-2005, dhe mbaruar studimet e larta në A.E.F.S “Vojo Kushi”, Tiranë, 2005-2009.

Ai është angazhuar me sportin e mundjes që në moshën 13 vjeçare me Sport Klub Tiranën. Që në këtë moshë ky sport është kthyer në pasionin e tij më të madh dhe i dedikohet atij me shumë përkushtim duke u stërvitur çdo ditë deri në 5 orë. Përveç mundjes atij i pëlqen çdo lloj sporti tjetër por me miqtë e tij i pëlqen më shumë të luaj futboll.

Rezultatet e fundit të Fatjonit për vitin 2011 ishin në shtator Kampjonati Botëror i renditur i 10-ti në Botë dhe në Kampjonatin Kombëtar nëntor 2011, i shpallur Kampjon i vendit.

Për Fatjonin aktiviteti më i afërt është Kampjonati Europian në Mars të 2012 dhe aktivitetet kualifikuese në Prill 2012, për të cilat ai po pregatitet për të siguruar kualifikimin për në “Londër 2012”

Print Friendly

Comments are closed.