Sportistet e Rinj “Nga Talentet drejt suksesit ne LOR 2014”

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në vijim të Tryezës së Rrumbullakët më datë 16 Mars 2012, për përgatitjen  për Lojrat Olimpike Rinore 2014 doli si konkluzion se përgatija e sportistëve të rinj shfaq shumë sfida dhe pengesa të cilat lidhen me një sërë problematikash. Megjithatë një ndër pikat ku u ra dakord nga të gjithë pjesëmarrësit në atë tryezë është se sportistët e talentuar ekzistojnë dhe duan mbështetje dhe vëmendje dhe për këtë kërkohet një bashkëpunim dhe sinergji ndërmjet institucioneve sportive.

Në këtë kuadër, KOKSH do të fillojë nga puna për ngritjen e Ekipit Olimpik të cilët do të jenë kandidatë potencial për përgatitjen me synim pjesëmarrjen e tyre në LOR 2014. Pjesëmarrja në këtë event sportiv kërkon që sportistët të kualifikohen në aktivitetet kualifikuese të përcaktura nga Federata Ndërkombëtare e sportit përkatës.

KOKSH kërkon bashkepunimin e Federatave Sportive qe te paraqesin propozimet për sportistët e talentuar dhe që kanë potencialin e duhur për tu kualifikuar për Lojrat Olimpike Rinore 2014, deri në datë 16 Prill 2012.

Sportistët e përzgjedhur nga Komisioni Teknik i KOKSH do të bëjnë pjesë në Programin e Ekipit Olimpik Rinor “Nga Talentet në rrugën drejt suksesit në LOR 2014” të cilët do të përfitojnë trajnim nëpër qëndra stërvitore si jashtë dhe brenda vendit dhe sidomos përpara garave kualifikuese, por edhe mundësi të tjera që do të përfshihen në këtë program.

Sipas njoftimit te bere me shkrim federatave sportive, ketu do te mund te shkarkojne formularin perkates per ta plotesuar dhe me pas per ta paraqitur ate ne KOKSH sipas kritereve te parashtruara ne shkresen percjellese.

Shkarko formularin [Sportistet e Rinj-Formular doc]

Print Friendly

Comments are closed.