Lojerat Mesdhetare – Tarragona 2018

 

KALENDARI I GARAVE “Tarragona 2018 – Version i modifikuar ne Maj 2018

 

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, Edicioni i XVIII

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare( ICMG) zgjodhi Tarragonën si qytetin mikpritës të Lojërave Mesdhetare në 2018. Lojërat do të zhvillohen nga 22 Qershor deri më 1 Korrik 2018 në 16 zona të dedikuara dhe do të përfshijë 33 disiplina sportive, 4.000 sportistë nga 26 kombësi të ndryshme, 1.000 gjyqtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, 1.000 gazetarë, 3.500 vullnetarë dhe më shumë se 150.000 spektatorë.

VLERAT OLIMPIKE DHE SOCIALE: Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një ngjarje e transformimit shoqëror dhe e projeksionit ndërkombëtar, por edhe një mundësi për të qenë më shumë se një ngjarje sportive: një urë lidhëse në Mesdhe, bazuar në solidaritet dhe harmoni. Si ngjarje sportive ndërkombëtare, Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 ofrojnë një mundësi unike për të projektuar një imazh të bashkimit midis kulturave, feve dhe popujve të ndryshëm të Mesdheut, duke dërguar një mesazh paqeje, harmonie dhe solidariteti.

MISIONI I LOJËRAVE: Të edukojë qytetarët/ pjesëmarrësit me vlerat dhe shpirtin e Lojërave Mesdhetare: solidaritetin, paqen, respekt, diversitet, edukimin, shëndetin dhe qëndrueshmërinë.

 

Manualet teknike te sporteve ne programin Lojerave Mesdhetare Tarragona 2018

MT ENG Golf MT ENG Handball MT ENG Judo MT ENG Karate MT ENG Swimming MT ENG Shooting MT ENG Table Tennis MT ENG Taekwondo MT ENG Volleyball MT ENG Weightlifting MT ENG Wrestling MT ENG Archery MT ENG Athletics MT ENG Basketball 3×3 MT ENG Beach Volleyball MT ENG Boxing MT ENG Cycling MT ENG Football

TOKYO 2020 dhe Sportistet perfitues te Burses Olimpike

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i mbështetur nga projekti i Solidaritetit Olimpik organizoi ceremoninë e nënshkrimit të Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”.  Sportistët që përfitojnë Bursë Olimpike mujore janë 8, përkatësisht: Izmir Smajlaj (Atletikë), Luiza Gega (Atletikë), Evagjeli Veli ( Peshëngritje), Nikol Merizaj ( Not), Jon Vrenozi ( Xhudo) Eriglent Prizreni ( Mundje), Elord Gjana ( Taekwondo), Xhino Toli (Karate). Bursat u nënshkruan nga 3 palët: KOKSH, Sportistë dhe Federatë. Në fjalën e tij Presidenti Viron Bezhani theksoi mbështetjen e vazhdueshme të KOKSH për përgatitjen serioze drejt Tokyo 2020 ndërsa përfaqësues i MASR njëkohësish anëtar i Komisionit Teknik pranë KOKSH, Z. Arjan Konomi theksoi rëndësinë e partneritetit KOKSH – MASR në rrugën e përbashkët të zhvillimit të sportit shqiptar. Sportistët u shprehën se ndihen të vlerësuar dhe se do të bëjnë maksimumin e tyre për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.

Për më shumë detaje më poshtë deklarata e Presidetit të KOKSH Viron Bezhani sot në Konferencën për Shtyp

Bursat Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”

Lojërat Olimpike Verore të radhës do të zhvillohen në Tokyo, Japoni në vitin 2020 dhe në këtë kuadër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar tashmë ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje. Një nga programet për këtë qëllim është edhe programi i Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020” që financohet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar.

KOKSH nënshkruan këtë program të Bursave Olimpike midis palëve të përfshira sportistët dhe Federatat respektive, në mënyrë që sportistët përfitues të bursës të maksimizojnë përqëndrimin dhe stërvitjet e tyre me objektiv final kualifikimin për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kurs per Administratore Sportive / 1-3 Mars 2018

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë tre Kurse për Administratorë Sportivë deri në fund të vitit 2018. KOKSH ne menyre te vecante inkurajon pjesemarrjen e femrave dhe te rinjve qe te pajisen me njohuri baze mbi aftesite menaxheriale ne fushen e sportit.

  • Kursi I –  1-3 Mars 2018, në Tiranë (Formulari i regjistrimit)

  • Kursi II –  (per tu percaktuar)
  • Kursi III–  (per tu percaktuar)

Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al

Sesioni Vjetor i Akademise Olimpike Shqiptare ne 25 vjetorin e krijimit

Mbahet me datë 8 dhjetor 2017 , Sesioni Vjetor i Akademisë Olimpike Shqiptare, e cila feston këtë vit përvjetorin e saj të 25-të. Krijuar në 1992, Akademia Olimpike Shqiptare ka realizuar në këta 25 vjet  nën ombrellën e KOKSH , një sërë aktivitetesh  në të gjithë Shqiprinë , duke pasur gjithnjë në qendër të vëmëndjes realizimin e misionit të saj që të promovojë dhe të përhapë Idealet Olimpike , si dhe një nga qëllimet kryesore të saj të përhapë dhe realizoj Edukimin Olimpik, vecanerisht Edukimin Olimpik në shkollë.

Sesionin e celi Presidenti aktual i AOSH z. Agron Cuka , I cili është anëtar I Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe mban detyrën e Rektorit të Universitetit të Sporteve , Tiranë.

Në këtë ceremony të përvjetorit të 25 të krijimit të Akademisë të ftuarit ndoqën një video përmbledhëse me aktivitetin 25 vjecar të AOSH si dhe një video përshëndetëse të Drejtorit të parë të saj, z. Dhimitraq Dhjaku. Përshëndetën  këtë sesion të Akademisë Presidenti I KOKSH z. Viron Bezhani, dhe Sekretari Përgjithshëm z. Stavri Bello. Ishin present të ftuar në sesion miq që kanë pjesë e AOSH, dhe kanë kontribuar në mënyrë vullnetare në zhvillimin e aktivitetit të saj 25 vjecar.

Në këtë ceremoni u vlerësuan me simbolin e Mirënjohjes 25 vjet AOSH , 10 figura të shquara të sportit me kontribut të vecantë në zhvillimin e Akademisë Olimpike Shqiptare dhe përhapjen e Idealeve Olimpike.

Me pas sesioni vazhdoi me referimin e temave :

  1. Olimpizmi dhe Akademizmi Olimpik , nga Professor Perparim Kabo
  2. Edukimi Olimpik në shkollë si pjesë e detyrueshme e kurikulës së edukimit Fizik, nga Ela Baze , Ministria Arsimit , Sportit dhe Rinisë
  3. Edukimi Olimpik dhe roli I KOKSH dhe AOSH , nga Eda Caushi, Drejtore AOSH

Presidenti AOSH , bëri zyrtarisht mbylljen e sesionit duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të vazhdojmë të jenë pjesë e AOSH pasi kontributi I secilit në promovimin dhe përhapjen e Idealeve dhe Vlerave Olimpike  është kontribut direkt në edukimin e brezit të ri me vlerat për një shoqëri më të mirë .

         

KOKSH & ICMG / Seminari i 4 i Menaxhimit ne Sport

KOKSH në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare ( ICMG) organizoi seminarin e 4rt të menaxhimit sportiv të ICMG me temë “ Të menaxhuarit në mënyrë strategjike të organizatës sportive – rruga drejt suksesit” në datat 10-11 Nëntor 2017 në qytetin e Durrësit. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga 10 shtete mesdhetare që aderojnë në ICMG: Algjeria, Kroacia, Qipro, Maqedonia, Mali i Zi, Libani, Malta, Tunizia, Kosova dhe Shqipëria. Seminari i cili nisi në orën 09:00 u përshendet nga Presidenti I KOKSH z. Viron Bezhani dhe Kryetari I Komisionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim pranë ICMG z. Tullio Paratore.
Lektorë në këtë seminar ishin: z. Tullio Paratore, Prof. Assoc. Ivan Sandanski profesor i Menaxhimit të Sportit në Akademinë kombëtare të Sportit , z. Luc Vandeputte trajnues në rrjetin Memos dhe Themelues i “Sport Interface”, z. Stavri Bello Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH.
Tematikat kryesore që u trajtuan në dy ditët e seminarit ishin:
• “Trashëgimia e Lojërave Mesdhetare”
• “Themelet Konceptuale të mendimit stategjik dhe menaxhimi i organeve kombëtare sportive”
• “Mendimi Strategjik, sfidat praktike dhe prespektivat”
• “Si të veprojmë në mënyrë stategjike nën ndryshimet e mëdha të paradigmave”,
• “Të drejtuarit në mënyrë Strategjike”
• “Menaxhimi Strategjik ndihmon qeverisjen e mirë”

Në seminar gjithashtu nuk mungoi interaktiviteti dhe angazhimi i pjesëmarrësve në punën në grup, duke identifikuar disa nga problemet aktuale strategjike të organizatave sportive nga të cilat vinin pjesëmarrësit, nëpërmjet metodave të ndryshme SWOT, PESTEL etj. Ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve shënoi përmbylljen e Seminarit. Për pjesëmarrësit u organizua një guidë qyteti në Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durrësit.